Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Dushk. Makina tip fuoristradë është përplasur me një kamionçinë.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë në manovër parakalimi dhe është përplasur me kamionçinën. Përplasja ka qenë e fortë dhe kamionçina ka dalë nga rruga.
Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një bashkëudhëtar të cilët po marrin trajtim shëndetësor në spitalin rajonal të Lushnjës.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...