Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, dy të plagosur në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(74) "aksident-i-rende-ne-aksin-peqin-elbasan-dy-te-plagosur-ne-gjendje-te-rende"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 16:25

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan, dy të plagosur në gjendje të rëndë

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 16:25

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi këtë të enjte rreth orës 14:05 në dalje të Peqinit, ku dy automjete u përplasën me forcë, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.

Si pasojë, dy persona mbetën të plagosur rëndë dhe u transportuan me urgjencë në spitalin rajonal, ku ndodhen nën kujdes intensiv.Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku kryen veprimet hetimore dhe normalizuan qarkullimin në segmentin Peqin–Elbasan.