Aksident i rëndë në aksin Fier–Seman - Gazeta Express
string(36) "aksident-i-rende-ne-aksin-fier-seman"

Shqiperi

Gazeta Express

21/03/2025 21:45

Aksident i rëndë në aksin Fier–Seman

Shqiperi

Gazeta Express

21/03/2025 21:45

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier–Seman, pranë fshatit Hoxharë. Një automjet tip BMW ka goditur nga pas një karrocë me kafshë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar drejtuesi i automjetit, Emiljano Llano, 34 vjeç, banues në Darzezë, dhe drejtuesi i karrocës, Qerim Xhafa, 56 vjeç, banues në Dërmënas. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, të dy kanë pësuar dëmtime të lehta.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement