Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike - Gazeta Express
string(75) "aksident-i-rende-ne-aksin-fier-levan-makina-perplaset-me-shtyllen-elektrike"

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 18:00

Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 18:00

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin  Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit” . Një automjet  ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike.

Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier , ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE, për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks veçanërisht të frekuentuar gjatë muajve të verës.