Aksident i rëndë në aksin Elbasan - Peqin, humb jetën 5-vjeçari - Gazeta Express
string(60) "aksident-i-rende-ne-aksin-elbasan-peqin-humb-jeten-5-vjecari"

Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Peqin, humb jetën 5-vjeçari

Gazeta Express

10/12/2019 9:21

Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin, është përplasur me mjetin “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit tip “Fiat”, shtetasi i mitur L.S, 5 vjeç, banues në Peqin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Lexo Edhe:

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.