Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, automjetet përplasen kokë më kokë - Gazeta Express
string(72) "aksident-i-frikshem-ne-rrugen-e-arbrit-automjetet-perplasen-koke-me-koke"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 17:51

Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, automjetet përplasen kokë më kokë

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 17:51

Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin në Shqipëri.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve të mjeteve, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.