Aksident i frikshëm në Ballsh, makina përplas 45-vjeçarin, mjekët i presin këmbën - Gazeta Express
string(79) "aksident-i-frikshem-ne-ballsh-makina-perplas-45-vjecarin-mjeket-i-presin-kemben"

Aksident i frikshëm në Ballsh, makina përplas 45-vjeçarin, mjekët i presin këmbën

Gazeta Express

07/12/2019 23:12

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ballsh.

Një drejtues motoçikletë duke ecur ne rrugën Fratar -Ballsh është përplasur nga një automjet dhe si pasojë ka përfunduar në asfaltin e rrugës duke i shkaktuar plagë të rënda në trup, shtetasit Jonuz Mucaj, rreth 45 vjeç.

Lexo Edhe:

Mësohet se nga kjo përplasje drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të forta.

“BalkanWeb”, bazuar në burimet brenda spitalit raporton se dëmtimet e rëndë të 45-vjeçarit kanë detyruar mjekët që t’i presin njërën këmbë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e saj, ndërkohë që drejtuesi mjetit është shoqëruar në polici.