I pari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se një rrugë mjaft e rëndësishme në këtë qytet pothuajse ka përfunduar.
Bëhet fjalë për rrugën përskaj QKMF-së së re, aks ky që është me rëndësi të veçantë për lëvizje.
Kjo për shkak se sipas Shaqir Totaj i lidh lagjet mes vete.
“Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e rrugës përskaj QKMF-së së re, në ambientet e ish – kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP) në Prizren – një aks i rëndësishëm rrugor që lidh lagjet”, është shprehur ai.