Aksi Milot-Fier, Basha: Nuk njohim koncesionet me PPP - Gazeta Express
string(51) "aksi-milot-fier-basha-nuk-njohim-koncesionet-me-ppp"

Gazeta Express

02/07/2020 17:48

Aksi Milot-Fier, Basha: Nuk njohim koncesionet me PPP

Gazeta Express

02/07/2020 17:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Divjaka ka replikuar ne distancë me kryeministrin Edi Rama për ndërtimin e rrugëve të reja.

Basha e ka cilësuar një rrugë imagjinare segmentin Milot – Fier, te prezantuar një ditë me parë nga qeveria, duke shtuar se opozita nuk do te njohë koncesionet me PPP.

Lexo Edhe:

“Ndërsa biznesi po shkon drejt falimentimit dhe qindra vende pune mbyllen çdo ditë, Edi Rama planifikon që 1.2 miliardë euro t’i japë për koncesionin e një rruge fantazëm, Milot-Fier. Kjo rrugë në pjesën më të madhe është ndërtuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, por RAMAVIRUSIT i duhet si alibi për t’i dhuruar miliona euro oligarkëve, në turravrapin e fundit korruptiv të një qeverie në ikje.

Ne nuk do të njohim asnjë koncesion apo vendim korruptiv të marrë 12 muaj para zgjedhjeve. Qeveria jonë do të rishqyrtojë ligjshmërinë dhe konfliktin me interesin publik të të gjitha vendimeve që janë marrë.

Taksa 9% për biznesin, heqja e “taksës Rama” për naftën dhe moratoriumi 1 vjeçar për inspektoriatet, do të jenë vendimet tona të para në dobi të ekonomisë dhe turizmit. Këto janë masat e para stabilizuese për të vendosur normalitetin në vend.

Paratë e shqiptarëve nuk do të shkojnë më për oligarkët, për tenderat, koncensionet e PPP-të e tyre, por do të shkojnë për investimeve publike që i shërbejnë ekonomisë, punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve. Paratë që sot shpërndahen në skema korruptive, do të shkojnë tek fermeri, biznesi i vogël, sipërmarrësi i ndershëm, për të zhvilluar dhe promovuar ekonominë dhe turizmin si gjenerator me potencial të madh për zhvillim dhe punësim’, tha Basha.