UNI – Universum International College zyrtarisht ka marrë akreditimin nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) për programin Bachelor në Psikologji, i cili ofrohet në bashkëpunim me Arizona State University (ASU), një nga universitetet më inovative në SHBA.
Akreditimi zyrtar nga AKA është një dëshmi konkrete e përkushtimit të UNI për të ofruar një arsim modern, të njohur globalisht dhe të orientuar drejt tregut të punës, duke sjellë në Kosovë modelin unik dhe përparimtar të njërit prej universiteteve më të njohura publike në SHBA– Arizona State University.
Programi i Psikologjisë do të ofrojë mundësi të shumta për studentët, duke përfshirë:
– Qasje në platforma dhe materiale mësimore nga ASU,
– Mundësi për mobilitet ndërkombëtar dhe projekte kërkimore,
– Mësimdhënie nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë,
– Njohje ndërkombëtare të diplomës për tregun global të punës dhe studimeve të mëtejshme.
UNI – Universum International College vazhdon të zgjerojë ofertën e vet akademike në bashkëpunim me universitete prestigjioze botërore, duke ofruar mundësi të reja për të rinjtë në Kosovë që synojnë edukim me standarde ndërkombëtare.
UNI – Universum International College është i menaxhuar dhe fuqizuar nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i njohur si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.
Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.
aaaaa