Partia e Behgjet Pacollit më shumë gjasë do të mbetet opozitë. Deri tani ata nuk kanë pranuar asnjë ofertë për bashkëpunim nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila doli fituese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit. Madje, as që presin se do të iu vijë një ofertë e tillë.
Sekretari i Përgjithshëm i AKR’së, Fatmir Matoshi i ka thënë Gazetës Express se deri tani nuk kanë pasur asnjë bisedë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Deklaron se me shumë gjasë do të mbesin në opozitë, meqenëse nuk e presin një ofertë të tillë.
“Jo, me sa kam informata deri tash nuk kemi pas asnjë bisedë me Vetëvendosjen për këtë punë. Nëse e pranojmë ndonjë ofertën, takohemi me ta edhe flasim, po nuk jemi ka e presim. Në rregull jemi kështu, jemi mirë edhe ata besojë që e kryjnë shpejt edhe ne vazhdojmë me ndejt në opozitë”, ka thënë Matoshi për Express.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...