Duke rrugë e gjatë përpara derisa të finalizohet autostrada Shkup – Bllacë në Maqedoninë e Veriut, raporton Radio Evropa e Lirë. Rruga të çon drejt pikës kufitare Bllacë dhe Kosovës, shtet i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë e Veriut.
Tani rruga e ka një korsi në të dyja drejtimet, plot me shtresa riparimi. Maqedonia e Veriut po punon që ta shndërrojë këtë rrugë në autostradë për t’i lehtësuar lidhjet tregtare, infrastrukturore dhe shoqërore mes dy shteteve dhe popujve.
Për ta shpejtuar ndërtimin, autostrada është ndarë në dy segmente, njëri nga pika kufitare Bllacë deri te nyja Bllacë, prej dy kilometrash dhe tjetri prej 10 kilometrash nga nyja pranë aeroportit sportive Stenkovec deri te fshati Bllacë.
Gjashtë vjet pas nisjes së punimeve, janë ndërtuar vetëm dy nga gjithsej 12 kilometrat e autostradës Shkup – Bllacë. Por, as ajo pjesë nuk është funksionalizuar, sepse punimet përfundojnë te një humnerë, dhe kjo pjesë e rrugës nuk mund të lidhet me pjesën tjetër për shkak të nivelit të ndryshëm të lartësisë së rrugës. Për këtë arsye, rruga është e mbyllur për qarkullim dhe ende nuk dihet si do të zgjidhet kjo çështje.
“Shikoni, është e mundur të ketë ndryshime. Ekipet tona tashmë kanë qenë në terren dhe kanë vëzhguar. U evidentuan disa probleme, kemi marrë shënime dhe shërbimet profesionale po e shqyrtojnë nëse do të vazhdojmë me projektin, e më pas të kërkojmë shpallje të kontraktuesit që do t’i zgjidhë problemet që mund të lindin”, deklaroi drejtori i “Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore”, Goce Trajanovski, i cili deklaroi se dy segmentet do të hapen për përdorim si një e tërë, pasi të përfundojë edhe faza e dytë e punimeve.
Projekti për fazën e dytë, prej 10 kilometrash, aktualisht është në fazën e vlerësimit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Sa do të zgjasë vlerësimi, nuk dihet.
Projekti për autostradën Shkup – Bllacë daton nga viti 2014, kur u shpall si një nga prioritetet për zhvillimin e infrastrukturës së shtetit. Ndërtimi i segmentit të parë filloi në vitin 2020 nga Qeveria e atëhershme e LSDM-së dhe BDI-së. Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it nuk i vazhduan punimet, ashtu që Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, i akuzoi disa kompani të afërta me BDI-në gjoja se kanë blerë aksidentalisht tokë nga individë privatë përgjatë trasesë së autostradës Shkup – Bllacë, dhe për këtë ai dorëzoi dokumente në Prokurori.
Kosova, në anën tjetër, e ka përfunduar pjesën e saj prej 65 kilometrash në vetëm pesë vjet.
Ndryshe, pjesa e dhjetë kilometrave të ardhshëm në autostradën Shkup – Bllacë pritet të fillojnë në pjesën e parë të vitit 2022, kishte premtuar drejtori i atëhershëm i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.
Ndonëse u paralajmërua se punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të nisin në fund të dhjetorit të vitit 2025, megjithatë kjo nuk ndodhi. Punimet nuk kanë nisur, jo për shkak kushteve klimatike, por siç sqarojnë nga kabineti i zëvendësministres Kaltrina Zekolli – Shaqiri, arsyet e vonesës janë procedurat burokratike të institucionit financiar dhe periudhës së festave të fundvitit.
tag_katrorimaqedoni_2