Akili vazhdon rrugën për medalje, ndalet Laura - Gazeta Express
string(45) "akili-vazhdon-rrugen-per-medalje-ndalet-laura"

Gazeta Express

24/10/2020 13:22

Akili vazhdon rrugën për medalje, ndalet Laura

Gazeta Express

24/10/2020 13:22

Akili fiton dhe vazhdon luftën për medalje, Laura eliminohet në Grand Slamin e Xhudos në Busapest të Hungarise

Pas një lufte të ashpër, që zgjati rreth 10 minuta, Akil Gjakova mposhti gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvilli, për të vazhduar rrugën për medalje në kategorinë -73 kg.

Lexo Edhe:

Gjeorgjiani është medalist i bronztë Olimpike Rio 2016 dhe medalist i artë Olimpik Londra 2012, por Akili e shpartalloi atë.

Derisa Grand Slami i Xhudos që po mbahet në Busapest të Hungarise ka përfunduar për Laura Fazliun.

Ajo në (-63 kg) nuk arriti ta kalojë edhe pengesën e dytë, hungarezen Szfi Ozbas.

Laura fitoi vetëm një luftë, atë kundër serbes Anja Obradoviq.

Me një fitore, Laura shtoi 100 pikë Olimpike në llogarinë e saj për normën Olimpike Tokyo 2020. /Gazeta Express/