Akil Gjakova është ndalur në çerekfinale të World Judo Masters, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudisti kosovar pësoi humbje ndaj japonezit, Soichi Hashimoto.
Hashimoto në kohën shtesë realizoi uazari, për ta fituar përballjen ndaj Gjakovës.
Tani, Akil Gjakova përmes repesazhit do të kërkojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë. /Gazeta Express/
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...