Akili largohet përfundimisht nga Ferma Vip - Gazeta Express
string(42) "akili-largohet-perfundimisht-nga-ferma-vip"

TV/Film

Gazeta Express

07/04/2026 0:53

Akili largohet përfundimisht nga Ferma Vip

TV/Film

Gazeta Express

07/04/2026 0:53

Aktori Akil Varfi është larguar përfundimisht nga Ferma Vip 3.

Akili ishte në një televotim që prej të premtes së bashku me Indrin, Gresën dhe Fairfax.

Publiku fillimisht shpëtoi Indrin, duke bërë që tre të tjerët, Akili, Gresa dhe Fairfax të shkonin në një sfidë.

Akili ja doli i pari ta fitonte sfidën, por nuk e pranoi këtë fitore, duke ia “dhuruar” Gresës.

Kjo bëri që aktori dhe Fairfax të shkonin në një televotim kokë më kokë brenda mbrëmjes.

Publiku vendosi që Akili duhej të largohej përfundimisht, duke humbur shansin për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro.

Në fillim të mbrëmjes, u diskutua debati që Akili kishte me Sarën. Pas diskutimit dhe vendimit të publikut për të shpëtuar Indrin, bëri që Akili ta kërkonte vetë largimin nga Ferma Vip. Ka qenë ndërhyrja e moderatores për ta mbajtur në garë, por në fund, publiku vendosi që ai të largohej nga gara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement