Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(37) "akil-gjakova-mposhtet-ne-gjysmefinale"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/08/2023 14:22

Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale

Sporte tjera

Gazeta Express

19/08/2023 14:22

Akil Gjakova është mposhtur në ndeshjen gjysmëfinale të Grand Prix të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudisti kosovar u mund nga algjeriani, Messaoud Redouane me IPPON pas mbi 10 minutash lojë.

Megjithatë, gara për Gjakovën nuk ka përfunduar këtu, shkruan Gazeta Express.

Ai do të ketë mundësi të fitojë medaljen e bronztë nga ky Grand Prix.

Në luftë për medaljen e bronztë, ai do të ndeshet me xhudistin nga Kazakistani, Bakhitzhan Abdurakhmanov.