Akil Gjakova ka arritur që me sukses ta kalojë pengesën e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Gjakova në raundin e parë pati punë me xhudistin nga Jemeni, Ahmed Ayash, të cilin arriti ta mundte me IPPON për vetëm 16 sekonda, shkruan Gazeta Express.
Në raundin e dytë, ai do të përballet me xhudistin nga Zvicra, Nils Stump.
Kujtojmë se sot garon edhe Nora Gjakova, e cila në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në të dytin do të përballet me fituesen e duelit mes Sabrina Filzmoser dhe Sanne Verhagen. /Gazeta Express/