Akil Gjakova i siguron medalje evropiane Kosovës - Gazeta Express
string(48) "akil-gjakova-i-siguron-medalje-evropiane-kosoves"

Sport

Gazeta Express

17/04/2021 15:30

Akil Gjakova i siguron medalje evropiane Kosovës

Sport

Gazeta Express

17/04/2021 15:30

Akil Gjakova ka kaluar në finale në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Kështu, ai i ka siguruar tashmë medalje Kosovës.

Në finale ai do të kërkojë tani të artën.

Akili e mundi me “ippon” në gjysmëfinale zviceranin, Nils Stump.

Në finale Akili do të ketë punë me izraelitin, Tohar Butbul.

Akili rrethin e parë e kaloi pa luftë, derisa me “ippon” e mundi në atë të dytë izraelitin, Ido Levin, duke e përplasur përtokë.

Ai arriti që ta mund me ippon edhe në rrethin e tretë gjermanin, Anthony Zingg.

Ishte dita e Akilit pasi e mundi në çerekfinale edhe rusin, Musa Mogushkovin, ky i fundit bëri tri gabime. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement