Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Botëror i xhudos që po mbahet në Budapest.
Gjakova u ndal na raundin e tretë nga braziliani, Daniel Cargnin, shkruan Gazeta Express.
Fillimisht, Akili kaloi në raundin e dytë pa luftë, kurse aty u përball me rumunin Iona Dzitac.
Xhudisti kosovar arriti që me sukses ta kalojë rumunin pas vazhdimeve me një waza-ari, por kjo ishte krejt çfarë arriti të bëjë në këtë garë.
Nesër do të garojë Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, e cila do ta mbyll edhe garimin e xhudistëve kosovar në këtë Botëror.