Akil Gjakova e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.
Pasi kaloi në raundin e parë pa luftë, në të dytin xhudisti kosovar pati punë me rumunin, Ioan Dzitac.
Gjakova hasi në vështirësi, teksa iu deshën vazhdimet për ta mposhtur me waza-ari rumunin.
Në raundin tjetër, Gjakova do të ndeshet me brazilianin, Daniel Cargnin.