Akadenia bullgare: Nuk ekziston gjuha maqedonase - Gazeta Express

Akadenia bullgare: Nuk ekziston gjuha maqedonase

Ballina

Gazeta Express

12/12/2019 9:55

Akademia bullgare e Shkencave dhe Arteve nuk e njeh gjuhën maqedonase. Në një mbledhje të mbajtur dje është sjellë vendimi se gjuha maqedonase nuk ekziston dhe se ajo është një normë letrare rajonale apo dialekt i gjuhës bullgare, informon DW. Akademikët bullgarë kanë vlerësuar se pretendimet se ka gjuhë maqedonase i rrënojmë marrëdhëniet midis dy vendeve. Ata me këtë vendim i janë kundërpërgjigjur Kartës së Akademisë Maqedonase të Shkencës dhe Arteve (AMSHA) të 3 dhjetorit, përmes së cilës jepen fakte të njohura shkencore për gjuhën maqedonase, transmeton INA. Akademia Bullgare e shkencave ka pranuar se vendimi i tyre i djeshëm është reagim i drejtpërdrejt ndaj Kartës së AMSHA. Akademikët bullgarë kanë vlerësuar se pozicioni maqedonas është i rrejshëm dhe i papranueshëm, ndërsa njoftojnë se për vendimin janë konsultuar edhe me institutet e njohura vendore shkencore. Ata kanë cituar edhe shkrime të personaliteteve historike që janë pjesë e historisë edhe në Maqedoni, të cilët kanë shkruar se gjuha që flitet në Maqedoni është bullgare. Nga Instituti hulumtues bullgare kanë vlerësuar se gjuha maqedonase është bullgare e shkruar në makinë serbe të shkrimit dhe se për këtë kanë cituar një linguist austriak. Qëndrime gati të ngjajshme lidhur me gjuhën maqedonase ka shprehur më parë edhe Qeveria bullgare