string(100) "akademiket-serbe-ne-proteste-kunder-qeverise-se-vuciqit-ngriten-tenda-para-objektit-te-qeverise-atje"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 8:00

Akademikët serbë në protestë kundër qeverisë së Vuçiqit, ngritën tenda para objektit të qeverisë atje

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 8:00

Anëtarë të komunitetit akademik nga universitete të ndryshme në Serbi dhe ato ilegale që operojnë në Kosovë, kanë nisur të hënën një protestë pranë ndërtesës së Qeverisë së Serbisë me moton “Fakultetet në udhëkryq”, duke bllokuar kryqëzimin e disa rrugëve ‘në Beograd.

Protestuesit – profesorë dhe akademikë nga Beogradi, Novi Sadi, Kragujevci, Nishi, Novi Pazari dhe Universiteti ilegal në Mitrovicë– kanë ngritur çadra dhe barriera metalike para godinës qeveritare, duke paralajmëruar që protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e tre kërkesave kyçe:

Shpërbërja e grupit punues për ligjin e ri për arsimin e lartë dhe hapja e debatit publik e gjithëpërfshirës.

Shfuqizimi i Urdhëresës që, sipas interpretimit të tyre, paraqet presion ndaj atyre që kanë mbështetur bllokadat studentore.

Miratimi urgjent i kuotave buxhetore për regjistrimin e brezit të ri të studentëve – më së voni deri në fund të qershorit.

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Filip Ejdus, paralajmëroi se universitetet ndodhen në rrezik të rrënimit të plotë.

“Nëse hidhet edhe një hap më tej në drejtimin aktual, autonomia e universiteteve do të zhduket,” tha ai, duke theksuar se kjo është një betejë për interesin shoqëror dhe shtetëror.

Protesta vazhdoi edhe sot, me diskutime publike, punëtori dhe performanca artistike.

Në orën 11:52 mbahet heshtje që zgjati 16 minuta, në kujtim të 16 viktimave të rënies së kulmit të stacionit hekurudhor në Novi Sad në vitin 2024.

Organizatorët bëjnë thirrje për mbështetje të gjerë qytetare në mbrojtje të arsimit publik, të lirë dhe cilësor në Serbi.