Ajvazi: Paradoks kosovar – miliarda euro në qarkullim, por shumë familje subvencionohen për shpenzimet e tyre mujore - Gazeta Express
string(112) "ajvazi-paradoks-kosovar-miliarda-euro-ne-qarkullim-por-shume-familje-subvencionohen-per-shpenzimet-e-tyre-mujore"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 20:37

Ajvazi: Paradoks kosovar – miliarda euro në qarkullim, por shumë familje subvencionohen për shpenzimet e tyre mujore

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 20:37

Në emisionin EURO n’T7 janë realizuar të dhëna ekskluzive të përgatitura nga kompania Data4X edhe për nevoja të emisionit, për sektorët kryesorë ekonomikë në vend.

Duke komentuar këto të dhëna të prezantuara ekskluzivisht në T7, eksperti financiar, Kushtrim Ajvazi, ka thënë se qarkullimi prej 24 miliardë euro është lajm i mirë për ekonominë vendore, megjithatë paradoks në vete mbetet kah gjithë ky qarkullim kur në Kosovë ka ankesa të vazhdueshme për rritje të çmimeve dhe pamundësi të qytetarëve për t’i mbuluar shpenzimet mujore të tyre.

“Po kemi rritje të vazhdueshme të qarkullimit që është lajm i mirë, në anën tjetër nuk kemi rritje të dukshme të eksportit, në anën tjetër kemi rritje të numrit të qytetarëve që po subvencionohen për përballim të rritjes së çmimit të energjisë, kemi rritje të numrit të kredive. Kur të shohim se ku po shkojnë gjithë këto para, po na del se një pjesë shumë e madhe po shkon për konsum, apo për shportën bazë të qytetarëve, pastaj tek energjia, derivatet”, ka thënë Ajvazi.

Në anën tjetër, Ajvazi ka kërkuar nga qeveria që të hartojë politika zhvillimore duke u bazuar edhe në të dhënat e prezantuara sonte, ku tregojnë qartë se ku duhet të vërehet dora e shtetit në nxitjen e zhvillimit ekonomik.

“Shteti duhet të hartojë politika të cilat kanë me orientu konsumin në produktet që edhe e zhvillojnë produkte të tjera në të ardhmen, jo vetëm në konsum që nuk gjeneron zhvillim e të orienton vetëm tek importi, pra politika zhvillimore sepse ka shumë nevojë për to”, ka shtuar Ajvazi.

Duke u bazuar në këto të dhëna se kosovarët shpenzojnë rreth 3.9 miliardë euro për shportën e konsumatorit, ku hyjnë ushqimi, pijet, higjiena e të ngjashme, atëherë del se për një familje katër anëtarëshe shpenzohen rreth 7500.

Advertisement
Advertisement
Advertisement