Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj, bashkëshortja dhe vëllai i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, kanë kundërshtuar kontrollet e BKH në GJKKO.
Avokatët e tyre kanë ankimuar kontrollet e oficerëve të BKH-së duke prentenduar se janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm.
“Kontrolli i BKH-së në shkelje të ligjit”, pretendojnë avokatët e familjarëve të Veliajt.
Kujtojmë se mëngjesin e 6 dhjetorit, oficerët e BKH-së ushtruan kontroll në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe sekuestruan bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.
Më pas ata shkuan në banesën e vëllait të Veliajt, Arbër Veliajt si dhe te selia e galerisë “Harabel” në pronësi të bashkëshortes së Veliajt.