“Ajo që ia thotë këngës...”, Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë ‘Gjon Mili’ - Gazeta Express
string(70) "ajo-qe-ia-thote-kenges-ekspozita-nderkombetare-e-fotografise-gjon-mili"

Arte

Gazeta Express

20/01/2025 14:12

“Ajo që ia thotë këngës…”, Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë ‘Gjon Mili’

Arte

Gazeta Express

20/01/2025 14:12

Galeria Kombëtare e Kosovës fton në Ekspozitën e 17 Ndërkombëtare të Fotografisë dhe Imazhit Lëvizës Gjon Mili, kuruar nga Valentine Umansky (Tate Modern, Londër). “Ajo që ia thotë këngës…” përfshin veprat e 23 artistëve, pjesa më e madhe e tyre nga Ballkani, të përzgjedhur përmes një thirrjeje të hapur.

Koncepti i ekspozitës është frymëzuar nga tepsia, praktikë muzikore tradicionale me rrënjë në Kosovë, e performuar kryesisht nga gratë. Kjo formë unike kombinon meloditë vokale me rrotullimin ritmik të tepsisë. Këtu, tepsia bëhet metaforë e gjesteve të trashëguara – që janë përcjellur prej nënës tek e bija – që lidhin gjeneratat me brezat e kaluar. E përqendruar në një këngëtare të panjohur, ekspozita eksploron traditat gjinore dhe përmbysjen e tyre të vazhdueshme duke shqyrtuar fotografinë, imazhet lëvizëse dhe praktikat zanore aq të fuqishme për nga mediumi si dhe arkivat e narrativave të brezave të ndryshëm.

Ekspozita i bën homazh filmbërëses Trinh T. Minh-ha e cila në Grua, Vendase, Tjetra e përshkruan diseuse – tregimtaren, perendeshën mitologjike, gruan griotte, fallxhoren – si dikë, të vërtetat e së cilës i shpalos koha. “Po pate durimin të dëgjosh, ajo do të gjejë kënaqësi duke folur për juve.” Veprat në ekspozitën …Ajo që ia thotë Këngës… mishërojnë këto arketipe, duke ftuar publikun të lidhen më thellë me historitë e paraardhësve të cilat na i kanë treguar gjyshet.

Artistët pjesëmarrës: Ivana Basić, Kristina Benjocki, Semâ Bekirović, Angela Blažanović, Željka Blakšić, Vera Hadzhiyska, Majlinda Hoxha, Astrit Ismaili, Saodat Ismailova, Šejla Kamerić, Lebohang Kganye, Ana Likar, Glorija Lizde, Maria Mavropoulou, Klodiana Millona & Endi Tupja, Joanna Piotrowska, Stanislava Pinchuk, Iva Radivojević, Lala Raščić, Simon Shiroka, Huda Takriti, dhe Clarissa Tossin.