Bayern Munich ka rikthyer menjëherë epërsinë prej tre golave kundër Barcelonës në Lisbonë në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në minutën e 63’, mbrojtësi i majtë, Alphonso Davies bëri disa lëvizje dhe driblime magjike, kreu gjithë punën dhe në fund, Joshua Kimmich e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 5-2, raporton Gazeta Express.