Ajo nuk ekziston, por hyri në listën prestigjioze të Forbes të grave më të fuqishme në botë - Gazeta Express
string(90) "ajo-nuk-ekziston-por-hyri-ne-listen-prestigjioze-te-forbes-te-grave-me-te-fuqishme-ne-bote"

Yjet

Gazeta Express

07/12/2023 21:25

Ajo nuk ekziston, por hyri në listën prestigjioze të Forbes të grave më të fuqishme në botë

Yjet

Gazeta Express

07/12/2023 21:25

Së fundmi kemi shkruar për listën e femrave më të fuqishme në botë, e cila tradicionalisht publikohet nga Forbes. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, zuri vendin e parë edhe këtë vit.

Lista prestigjioze përfshin gra të spikatura në të gjitha fushat e aktivitetit, nga politika dhe sipërmarrja e deri te bota e argëtimit, ndaj nuk është çudi që presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, këngëtarët amerikane, Taylor Swift, Beyonce dhe Rihanna.

Lexo Edhe:

Megjithatë, një emër është një surprizë, aq më tepër që është një person imagjinar!

Ndikimi i saj ishte kaq i përhapur dhe domethënës, këtë vit, sa ajo u rendit e 100-ta në listën e Forbes. Emri i saj është Barbie.

Ajo mund të jetë një kukull, por me kalimin e kohës është bërë shumë më tepër se kaq. Ndikimi i saj u zgjerua veçanërisht pas filmit me regji të Greta Gerwig, në të cilin bukuroshja Margot Robbie luajti rolin kryesor.

Falë magjisë së Hollywoodit, Barbie është kthyer në një simbol të fuqizimit të femrës dhe domosdoshmërisë së luftës për të rifituar të drejtat që i janë hequr.

“Ajo frymëzoi vajzat dhe nënat e tyre për breza, por viti 2023 ishte viti kur frymëzimi mungonte më shumë. Pas 65 vitesh ekzistencë, Barbie është në kulmin e fuqisë së saj”, thuhet në deklaratë.

Pas suksesit botëror të filmit “Barbie”, u rritën edhe shitjet e kukullave. Në tremujorin e tretë u regjistrua një kërcim prej 16 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Barbie sundon edhe rrjetet sociale dhe mund të mburret me më shumë se pesë milionë ndjekës në TikTok dhe Instagram, ose 12 milionë abonentë në platformën YouTube.

Drejtoresha e markës në kompaninë e lodrave Mattel, Lisa McKnight, thekson se Barbie është “një forcë për t’u llogaritur”.