“Ajo ka vijuar lojën deri në fund me Mirin, bëhet agresive” - Mateo debaton me Selin - Gazeta Express
string(79) "ajo-ka-vijuar-lojen-deri-ne-fund-me-mirin-behet-agresive-mateo-debaton-me-selin"

TV/Film

Gazeta Express

11/04/2026 23:12

“Ajo ka vijuar lojën deri në fund me Mirin, bëhet agresive” – Mateo debaton me Selin

TV/Film

Gazeta Express

11/04/2026 23:12

Selin dhe Mateo kanë debatuar këtë gjysmëfinale, për akuzat që kanë hedhur kundrejt njëri-tjetrit, teksa jemi vetëm një javë përpara finales.

Brikena e ka mbrojtur partnerin e saj, duke thënë se ai nuk është egoist, akuzë që Selin ia ka thënë gjatë javës.

Brikena: Unë nuk mendoj që Mateo është egoist. Jemi në një pikë loje që secili do të shohë veten në finale. Mateo ka thënë gjithë këto ditë që thotë të jemi të dy për në finale. Nuk mendoj që është egoist.

Mateo: Rrugëtimi i Selin kam parë që ka qenë zhvillimi i marrëdhënies me Mirin, ka pasur një qasje më agresive me Rogertin dhe debatet më të shumta me Mirin. Ajo ka vijuar lojën deri në fund me Mirin.

Selin: Njerëzit që i ke konsideruar më të afërt gjejnë momentin për të sulmuar. Mateo ka bërë lojë të konsiderueshëm të fortë. Mund të bënte një lojë më të fortë.

Mateo: Para tre minutash tha që është një lojtar i fortë. Ti bëhesh agresive, më pas fillon dhe bërtet.

Selin: Jo nuk është e vërtetë. Ti nuk dëgjon, nuk zhvillohet një debat me ty.

Advertisement
Advertisement
Advertisement