Ajax e demolon Cambuurin, ia shënon 9 gola - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

18/09/2021 23:40

Ajax e demolon Cambuurin, ia shënon 9 gola

Futboll

Gazeta Express

18/09/2021 23:40

Ajax e ka shënuar fitoren më bindëse të kësaj jave, teksa e mposhti Cambuurin me rezultat 9:0, në kuadër të javës së pestë në Eredivisie.

Festivalin e golave për vendasit e nisi Timber në minutën e 16-të, për ta vazhduar Berghuis 19′, Mazraoui 29′ dhe Neres 38′, për rezultatin 4:0 pas pjesës së parë.

Lexo Edhe:

E dyta nisi më qetë, teksa goli i parë erdhi pas një ore lojë, shkruan Gazeta Express.

Ishte Tadic që realizoi për 5:0 në minutën e 60-të. Daramy 64′, Haller 67′, Danilo 76′ dhe Neres 84′ realizuan golat tjerë për epilogun e kësaj ndeshje, Ajax 9, Cambuur 0.

Me këtë fitore, Ajax merr pozitën e parë në tabelë me 13 pikë, teksa ka realizuar plot 22 gola në vetëm pesë ndeshje të zhvilluara. /Gazeta Express/