Ajatollah Shirazi e etiketon Trumpin “kriminel fetar”, shpall fatwa për eliminimin e tij - Gazeta Express
string(85) "ajatollah-shirazi-e-etiketon-trumpin-kriminel-fetar-shpall-fatwa-per-eliminimin-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 15:49

Ajatollah Shirazi e etiketon Trumpin “kriminel fetar”, shpall fatwa për eliminimin e tij

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 15:49

Një nga klerikët më të lartë shiitë në Iran ka shpallur një dekret fetar për vdekje – të njohur si fatwa – kundër presidentit amerikan Donald Trump, për shkak të komenteve të tij ndaj udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Sipas The Washington Times, Ajatollahu i Madh Naser Makarem Shirazi, të dielën e kaluar e ka akuzuar Trumpin për krimin e “moharebeh”, një term në jurisprudencën islame që do të thotë “shpallje lufte ndaj Zotit”.

“Ata që kërcënojnë udhëheqjen dhe integritetin e Ummetit Islam janë konsideruar si krerë lufte,” ka shkruar Ajatollahu në fatëan e tij.

Kjo “fatwa” vjen pasi Trump deklaroi se e dinte vendndodhjen e Khameneit gjatë konfliktit 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit, duke e cilësuar atë si një “shënjestër të lehtë” dhe duke shtuar se udhëheqësi iranian “do të jetë i sigurt… për tani”.

Ndërkohë, agjencia shtetërore IRNA, që pasqyron qëndrimin zyrtar të regjimit iranian, e la përshkruar deklaratën e Trump si “retorikën e tij të zakonshme të ndyrë”.

“Çdo formë bashkëpunimi apo mbështetjeje ndaj entiteteve të tilla nga myslimanët apo qeveritë islame është e ndaluar,” ka raportuar IRNA.

Ajatollah Shirazi i ka bërë thirrje myslimanëve anembanë botës të marrin seriozisht fatwan, duke thënë se ata që “përballen me vështirësi apo humbje në përballje me të do të konsiderohen muxhahidin – luftëtarë në rrugën e Zotit.”