Presidenti amerikan Donald Trump ka folur gjatë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Iranin, duke thënë “pozicioni im është shumë i thjeshtë”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
“Sponsori numër një i terrorizmit në botë nuk mund të lejohet të zotërojë armën më të rrezikshme”, tha Trump.
Ai shtoi se pasi mori detyrën në janar, i dërgoi Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Khamenei, një ofertë për bashkëpunim të plotë në këmbim të pezullimit të programit bërthamor të Iranit.
Presidenti amerikan pretendoi se shumica e udhëheqësve më të lartë ushtarakë të Iranit tani ishin të vdekur dhe foli për “shkatërrimin” e kapacitetit bërthamor të Iranit me sulmin amerikan ndaj objekteve në fillim të këtij viti.
Khamnei është përgjigjur duke thënë se Irani nuk ka nevojë për armë bërthamore dhe as Teherani nuk ka ndërmend t’i prodhojë ato.
“Irani nuk do të dorëzohet ndaj presionit në lidhje me pasurimin e uraniumit”, thotë Khamenei.