string(67) "aivo-orav-uron-ambasadorin-e-ri-italian-ne-kosove-maurizio-antonini"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 12:53

Aivo Orav uron ambasadorin e ri italian në Kosovë, Maurizio Antonini

Lajme

Gazeta Express

12/05/2025 12:53

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka përgëzuar ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, për marrjen e detyrës së tij të re diplomatike në Prishtinë.

Përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), Orav ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Zyrës së BE-së dhe Ambasadës italiane në mbështetje të rrugëtimit evropian të Kosovës. Ai ka vlerësuar Italinë si një partner kyç në përpjekjet për të avancuar agjendën evropiane të vendit.

“Urime të përzemërta për ambasadorin e ri italian në Kosovë, Maurizio Antonini! Pres me padurim bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të rrugës evropiane të Kosovës. Italia mbetet një aleat i rëndësishëm në këtë proces,” ka shkruar Orav.