Këngëtarja dhe tekst-shkruesja e njohur Aida Baraku duket se po kalon një periudhë transformimi personal.
Pas një kohe larg vëmendjes publike, ajo është dobësuar dukshëm dhe është kthyer në formë, por ende nuk ka vendosur të rikthehet drejtpërdrejt në skenën muzikore.
Ndryshe nga bashkëshorti i saj, Armend Rexhepagiqi, i cili është rikthyer fuqishëm në industri me projekte të reja dhe koncerte, Aida po zgjedh ta marrë kohën e saj, shkruan “Kosovarja”.
Për momentin, fansat duhet të presin ende për ta parë edhe një herë në skenë.