Selin dhe Rogerti kanë pasur debate të forta në shtëpinë e Big Brother VIP.
Situata është tensionuar pasi Rogerti ka komentuar jetën seksuale të Selinës, duke u shprehur se e njeh atë nga jashtë dhe ka informacione për banoren. Selin nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e Rogertit, ndërsa, përveç saj, në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë në shtëpi.
Selin: Rogert, unë nuk e di nëse do ta kuptojë ndonjëherë se ka një limit. Për lojën nuk mund të cënosh dikë në moral dhe karakter, sidomos kur unë jam në fillim të karrierës artistike. I kam thënë: ‘Më jep fakte’. Atij duhet t’i vijë turp. Të hedhësh akuza mbi emrin tim unë nuk e toleroj fare. Unë në Dubai kam qenë vetëm një herë, në institucionet tona dhe me kryeministrin e vendit. O njeri i degjeneruar! Ai po cënon moralin tim, një familje, një djalë për të cilin unë kam pëlqim dhe mund të ketë partner në të ardhmen. Uroj që ai ta provojë në lëkurë e tij, dhe t’i dhëmbi siç i dhëmb babait tim.
Rogerti: Turp të vijë. Mua mos më cëno. Nëse unë, si Rogerti, po e bëj kaq të madhe punën e seksit, këtu po bëhet nami se është përmendur fjala ‘seks’. Po bëhet nami sepse bëra një pyetje se sa meshkuj ka shkuar njëkohësisht. Pse nuk kapet pjesa kur Greta i tha Juelës: ‘Kujdes ku e fut dorën’? Kjo Selin mua më përmendi gruan dhe unë i dhashë përgjigjen. Ku qëndron problemi i pyetjes time te Selin?
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...