“Ai ishte rrahur paraprakisht nga disa persona tjerë", Besnik Berisha thotë se Agonit ia çau vetullën dikush, para se të arrinte Policia - Gazeta Express
string(132) "ai-ishte-rrahur-paraprakisht-nga-disa-persona-tjere-besnik-berisha-thote-se-agonit-ia-cau-vetullen-dikush-para-se-te-arrinte-policia"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 19:24

“Ai ishte rrahur paraprakisht nga disa persona tjerë”, Besnik Berisha thotë se Agonit ia çau vetullën dikush, para se të arrinte Policia

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 19:24

Avokati Besnik Berisha tha se “akoma nuk dihet “kush e ka sulmuar të ndjerin dhe kush ia ka shkaktuar ato gjakderdhjet që besoj që kanë me dalë”, për rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut.

Ai tha se ka dyshime që Agon Zejnullahun e ka rrahë dikush, që nuk dihet se kush.

“Ka dyshime goxha mirë të bazuara se tani të ndjerin e kanë rrahur para se të shihet duke qarkulluar në rrugë në atë mënyrë. Një grup thonë po punohet në atë drejtim, e kanë rrah të tjerët….”, tha Berisha në Frontal, transmeton Express.

“Prokurori i çështjes kur ka ardhë në prokurori me dëshmu, rrjedhimisht në IPK kur ka deklaru prokurori e ka vërejt vetullën e çarë. Ndërkohë që deri në atë moment si e mbulojnë kamerat nuk shihet që ai e godet asfaltin me vetull”, shtoi Berisha.

Video: