Asistenti i inteligjencës artificiale (AI) i Meta-s në WhatsApp ka shkaktuar shqetësime serioze për sigurinë e të dhënave, pasi në vend të numrit të shërbimit TransPennine Express, ai dha numrin privat të një përdoruesi të rastësishëm
Ngjarja ndodhi kur Barry Smethurst kërkoi numrin e kontaktit të një zyre hekurudhore përmes WhatsApp, por AI i dha numrin e James Gray, një ekzekutiv 44-vjeçar nga Oxfordshire. Për muaj të tërë, AI mohoi se numri ishte real, duke pretenduar se ishte i sajuar dhe “fiktiv”.
Meta ka deklaruar se AI nuk është trajnuar për të përdorur të dhëna private të përdoruesve dhe se numri i publikuar është i disponueshëm në hapësirën publike. Kompania po punon bashkë me partnerët për të reduktuar “halucinacionet” e AI-së dhe për të rritur besueshmërinë e asistentëve virtualë.
Incidenti ngre pyetje të rëndësishme mbi sigurinë dhe privatësinë në përdorimin e AI-së, duke shtuar shqetësimin për rreziqet e mundshme të shpërndarjes së të dhënave sensitive si informacioni bankar apo të dhëna personale.
Megjithëse shumë kompani theksojnë përparimet në fushën e sigurisë, ky rast tregon se sfidat mbeten të mëdha dhe kërkohet përmirësim i vazhdueshëm.