“Ai do të jetë si Maradona për tifozët tanë” – Balotelli më në fund bëhet me skuadër - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

01/12/2020 9:17

“Ai do të jetë si Maradona për tifozët tanë” – Balotelli më në fund bëhet me skuadër

Futboll

Gazeta Express

01/12/2020 9:17

Drejtori sportiv i Vasco Da Gama, Fabio Cordella, ka njoftuar se klubi brazilian ka arritur marrëveshje me Mario Balotellin, duke theksuar se sulmuesi italian do të jetë si Diego Maradona për tifozët e Vascos.

Balotelli, 30 vjeç, e zhvilloi ndeshjen e fundit garues me Brescian në mars, para mbylljes në Itali dhe pezullimit të Serie A si pasojë e koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Ai e ndërpreu kontratën me Brescian para se të përfundonte sezoni i kaluar.

Cordella njoftoi të martën se Vasco Da Gama ka arritur marrëveshje për ta transferuar ish-sulmuesin e Interit, Liverpoolit dhe Manchester City.

“Atij i pëlqen të vijë këtu, mos harroni se Vasco është klubi i dytë me më së shumti trofe në botë pas Real Madridit”, tha Cordella.

“Nuk mendoj se Mario ka nevojë të vijë në Rio për të bërë budallallëqe, sepse mendoj se ai e ka arritur pjekurinë. Vasco është institucion kundër racizmit. Shpresoj se ai do të mundë të presë për ne. Zyrtarisht, ne nuk mund ta blejmë askënd, por kemi shkëmbyer emaila dhe oferta. Formalisht, ne jemi pajtuar për gjithçka. Shpresoj se do të kompletohet më 15 janar”, tregoi ai.

“Vasco ka nevojë për një lojtar i Balotelli dhe ai ka nevojë për një klub si Vasco. Për tifozët tonë ai do të ishte si Diego Maradona”, shtoi ai. /Gazeta Express/