Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një shkrim në Fejsbuk, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 113 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.
“Një komb, një gjuhë, një flamur, një qëndrim, të bashkuar në Evropë. Kombi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjme dhe çdo gjë që themi. Të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian më 2030. Të gjithë bashkë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me SHBA-në dhe BE-në. Të gjithë bashkë e kemi detyrim barazinë në Maqedoninë e Veriut dhe integrimin europian. Të gjithë bashkë i kemi amanet shqiptarët në Luginë, Mal të zi dhe mërgatë. Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë, gëzuar Ditën e Flamurit dhe të shpalljes së pavarësisë, e përjetshme Shqipëria. Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!” shkroi Ahmeti në Fejsbuk.
tag_katrorimaqedoni_2
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...