Ahmeti pret Presidentin Begaj në selinë e BDI-së: Marrëveshja e Ohrit është vijë e kuqe - Gazeta Express
string(86) "ahmeti-pret-presidentin-begaj-ne-seline-e-bdi-se-marreveshja-e-ohrit-eshte-vije-e-kuqe"

Maqedoni

Gazeta Express

28/02/2026 16:04

Ahmeti pret Presidentin Begaj në selinë e BDI-së: Marrëveshja e Ohrit është vijë e kuqe

Maqedoni

Gazeta Express

28/02/2026 16:04

Lideri i Ali Ahmeti ka pritur sot në selinë e Bashkimi Demokratik për Integrim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një takim të cilësuar si vëllazëror dhe me theks të fortë në bashkëpunimin kombëtar dhe perspektivën evropiane.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me fokus në stabilitetin politik, zhvillimin ekonomik dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Ahmeti theksoi rëndësinë jetike të Marrëveshja e Ohrit si gurthemeli i shtetit multietnik dhe arkitekturës së paqes në Maqedoninë e Veriut, duke paralajmëruar se çdo cenim i këtij kompromisi historik përbën sfidë ndaj frymës së bashkëjetesës dhe barazisë.

Në agjendë ishte edhe avancimi i projekteve strategjike rajonale, veçanërisht Korridori VIII, i cilësuar si bosht zhvillimi ekonomik dhe lidhjeje ndërmjet vendeve të rajonit.

Takimi riafirmoi përkushtimin e përbashkët për të thelluar partneritetin ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me orientim të qartë euroatlantik dhe me vendosmëri për mbrojtjen e paqes dhe barazisë ndëretnike.(INA)

Advertisement
Advertisement
Advertisement