Ahmeti për "Die Presse": Ka ardhur koha ta qeverisim vendin - Gazeta Express
string(56) "ahmeti-per-die-presse-ka-ardhur-koha-ta-qeverisim-vendin"

Ahmeti për “Die Presse”: Ka ardhur koha ta qeverisim vendin

Gazeta Express

12/07/2020 11:59

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë për gazetën “Die Presse”, duke promovuar idenë e kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, përcjell Gazeta Express.

Një pjesë nga intervista:

Lexo Edhe:

Die Presse: Partia juaj përpiqet që pas zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik një shqiptar etnik të bëhet kryeministri i pari i Maqedonisë së Veriut. A është kjo realiste?

Ali Ahmeti: Jam i sigurt se kjo do të ndodhë. Ne shqiptarët jemi qytetarë të barabartë të Maqedonisë së Veriut dhe kemi kontribuar shumë. Tani është momenti historik për të udhëhequr vendin. Është koha për një kryeministër shqiptar. Ne nuk e bëjmë këtë për ta ndarë vendin, por për ta bashkuar atë. Asgjë e keqe nuk do të ndodhë me shtetin. Kjo nuk ndodhi kur për herë të parë një shqiptar u be Ministër i Mbrojtjes dhe një tjeter Ministër i Punëve të Brendshme dhe kur një shqiptar u zgjodh President i Parlamentit. Presidenti i Parlamentit arriti të ngërthejë dallimet masive midis dy partive kryesore maqedonase. Një kryeministër i pavarur nga partitë politike është hapi tjetër.