Ahmeti: PDK'ja e PSD'ja e akuzojnë se i ndryshoi krejt qëndrimet, por kjo i ndihmon Kurtit - Gazeta Express
string(86) "ahmeti-pdkja-e-psdja-e-akuzojne-se-i-ndryshoi-krejt-qendrimet-por-kjo-i-ndihmon-kurtit"

Ahmeti: PDK’ja e PSD’ja e akuzojnë se i ndryshoi krejt qëndrimet, por kjo i ndihmon Kurtit

Gazeta Express

13/02/2020 21:17

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për ato që po cilësohen në publik si ndryshime të qëndrimeve të Albin Kurtit, para e sidomos pas marrjes së postit të kryeministrit të Kosovës.

Teksa ka folur për njeriun që e kishte kryetar partie gjatë kohës sa ishte në Lëvizjen Vetëvendosje, Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ka ndodhur “zbutja e Albinit”.

Lexo Edhe:

“Përderisa PDK e PSD e shohin se i ndërroi krejt qëndrimet, mendoj se kjo goxha shumë i ndihmon Kurtit”, ka thënë Ahmeti, duke iu referuar kritikave ndaj kryeministrit të ri nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate.

Kurti, sipas Ahmetit, me ndryshimin e qëndrimeve “mund t’i humbë militantët, nacionalistët e fortë”, por se, nga pikëpamja e tij, përfiton nga qasja e re. /Express/