Ahmeti njofton se MSH'ja ka lejuar importin e testeve serologjike të bllokuara në terminal doganor - Gazeta Express
string(97) "ahmeti-njofton-se-mshja-ka-lejuar-importin-e-testeve-serologjike-te-bllokuara-ne-terminal-doganor"

Gazeta Express

14/07/2020 18:01

Ahmeti njofton se MSH’ja ka lejuar importin e testeve serologjike të bllokuara në terminal doganor

Gazeta Express

14/07/2020 18:01

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se e kanë marrë lejen për importin e testeve serologjike të ndaluara që nga marsi i këtij viti, raporton Express.

Këto teste kishin mbetur të bllokuara në tërminal doganor qe tre muaj.

Lexo Edhe:

“Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti! Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratoret private”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, Ahmeti sot deklaroi se nuk e kupton se pse qeveritë i kanë ndaluar, duke thënë se Kosova është i vetmi vend me vendime të tilla.

“Testet serologjike bëjmë tërë kohen dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër do ta kemi informaten më të mirë rreth perhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar. Perndryshe jemi i vetmi vend me vendime të tilla”, ka shkruar Ahmeti.

Testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut. /Gazeta Express