Ahmeti nga PSD: PDK s’ia la Bekim Jasharit pushtetin në Skenderaj, e thoshin se këdo nga familja Jashari e votojmë për president - Gazeta Express
string(125) "ahmeti-nga-psd-pdk-sia-la-bekim-jasharit-pushtetin-ne-skenderaj-e-thoshin-se-kedo-nga-familja-jashari-e-votojme-per-president"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 15:15

Ahmeti nga PSD: PDK s’ia la Bekim Jasharit pushtetin në Skenderaj, e thoshin se këdo nga familja Jashari e votojmë për president

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 15:15

Bardh Ahmeti nga Partia Socialdemokrate ka komentuar në emisionin “Kosova Live” situatën e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit në Kosovë, dhe qëndrimet e opozitës, duke kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, nëse PDK-ja do ta kishte vërtet respektin që pretendon për familjen Jashari, atëherë do t’ia kishte lënë pushtetin në Skënderaj Bekim Jasharit.

“Nëse e keni aq respekt për familjen Jashari, atëherë pse nuk ia latë pushtetin në Skënderaj? Si mund të jetë për ju më i rëndësishëm pushteti në Skënderaj sesa posti i presidentit, i cili i shërben kryeministrit? Pra, ka qenë një lojë për të fituar poena politikë, duke bërë kalkulime të ulëta”, ka deklaruar Ahmeti.

Në këtë mënyrë, Ahmeti e ka cilësuar qëndrimin e PDK-së si përpjekje për përfitime politike.

Për të parë intervistën e plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement