Ahmeti nga Kërçova: Shqiptarëve nuk mund t’u mohohet gjuha, historia dhe krenaria kombëtare - Gazeta Express
string(88) "ahmeti-nga-kercova-shqiptareve-nuk-mund-tu-mohohet-gjuha-historia-dhe-krenaria-kombetare"

Maqedoni

Gazeta Express

21/09/2025 10:00

Ahmeti nga Kërçova: Shqiptarëve nuk mund t’u mohohet gjuha, historia dhe krenaria kombëtare

Maqedoni

Gazeta Express

21/09/2025 10:00

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin me të rinjtë e Kërçovës, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm, ku ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë autoktonë dhe se të drejtat e tyre nuk mund të mohohen.

“Ta humbish integritetin dhe dinjitetin, është sikur t’ia marrish shpirtin e organizmit. Për fat të keq, kjo na ka ndodhur neve për këto 15 muaj. Na kanë goditur edhe në dinjitet, edhe në integritet,” u shpreh Ahmeti.

Ai kujtoi një episod të së kaluarës politike:
“Çka më ktheu mua pas në konceptin tim, ishte kur e pashë udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së së atëhershme që ia drejtonte dorën fotografisë së Fatmir Deharit dhe thoshte: Fatmir Dehari le të shkojë në Shqipëri po ta duaj Shqipërinë, por këtu është Maqedoni. Kjo është Maqedoni shqiptare dhe le ta dinë të gjithë.”