Ahmeti mbledh kryesinë e partisë - Gazeta Express
string(32) "ahmeti-mbledh-kryesine-e-partise"

Ahmeti mbledh kryesinë e partisë

Gazeta Express

02/12/2019 11:55

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhje të kryesisë qendrore të partisë e cila do të mbahet sot në selinë e BDI-së në Tetovë, raporton TV21.

Mbledhja e kryesisë qendrore do të fillojë në ora 15:00 në selinë e partisë në Reçicë të Vogël në Tetovë.Siç njoftojnë nga BDI-ja do të diskutohet rreth Kongresit të katërt zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, dokumentet programore si dhe ndryshimet në Statutin partiak.

Lexo Edhe: