Ahmeti: Kur BDI menaxhonte me FSSH-në, institucioni frymonte shqip dhe çdo qytetar shërbehej me dinjitet - Gazeta Express
string(102) "ahmeti-kur-bdi-menaxhonte-me-fssh-ne-institucioni-frymonte-shqip-dhe-cdo-qytetar-sherbehej-me-dinjitet"

Maqedoni

Gazeta Express

02/08/2025 15:25

Ahmeti: Kur BDI menaxhonte me FSSH-në, institucioni frymonte shqip dhe çdo qytetar shërbehej me dinjitet

Maqedoni

Gazeta Express

02/08/2025 15:25

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, ka akuzuar drejtuesit e koalicionit VLEN se po i braktisin interesat shqiptare dhe po shërbejnë vetëm si vegla të pushtetit.

Ne reagimin e tij Ahmeti thotë se revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e problemeve të trashëguara ndër vite, por ajo që po ndodh sot, sipas tij, është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë.

Shkrimi i plotë i Ahmetit në vijim:

Ata që sot bëjnë moral, janë po ata që shitën monopolin dhe çdo pronë publike që mund të shitej, që shitën interesat shqiptare për karrige dhe favore nga padronët e tyre në qeveri.

VREDI nuk përfaqëson shqiptarët – ai është vetëm një vegël e pushtetit që i nëpërkëmb ata.

Revizioni në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pasojë e akumuluar ndër vite, por ajo që ndodh sot është braktisje e hapur e pacientëve shqiptarë. Të sëmurët tanë janë lënë rrugëve, ndërkohë që VLEN-i hesht si palë bashkëfajtore.

Në kohën kur BDI menaxhonte Fondin, institucionet frymonin shqip dhe i shërbenin çdo qytetari me dinjitet. Sot, nuk ka më as zë, as zëmër – vetëm shërbim ndaj padronëve.

BDI kërkon veting të thellë dhe të paanshëm për të gjithë – që të shkulen me rrënjë ata që e kthyen shtetin në plaçkë për përfitime personale.