“Ah sa me gëzime të mëdha ishin ato ditë, javë apo kohëra”, Labinot Tahiri humb familjarin - Gazeta Express
string(86) "ah-sa-me-gezime-te-medha-ishin-ato-dite-jave-apo-kohera-labinot-tahiri-humb-familjarin"

Rozë

Gazeta Express

11/09/2021 14:28

“Ah sa me gëzime të mëdha ishin ato ditë, javë apo kohëra”, Labinot Tahiri humb familjarin

Rozë

Gazeta Express

11/09/2021 14:28

“Ah sa me gëzime të mëdha ishin ato ditë, javë apo kohëra”, Labinot Tahiri humb familjarin

Këngëtari, Labinot Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se xhaxhai i tij ka vdekur sot në moshën 63-vjeçare.

Lexo Edhe:

Tahiri ka njoftuar se xhaxhai i tij, Eshref Tahiri ka vdekur sot në spitalin e Baselit në Zvicër.

Ai ka kujtuar kohërat kur xhaxhai i tij vinte për pushime nga Zvicëra.

“Axha, si shumë gurbetqarë emigroi i ri para vitit 1990!

Atje punoi me mund e shpirt sa për ti ndihmuar familjet tona në Ferizaj!

Sa herë e kujtojë rininë time , me dalin ata familjarë se bashku me Axhën Eshref- ( AMIGA) , kështu e quanim ne fëmijët, ku me dashuri i numronim ditet e tyre që po vijnë në pushime! Ah sa me gëzime tē mdha ishin ato ditë, javë apo kohera , ku me plot dashuri i tregonim gjithë lagjes se po vijnë;. familjet tona nga gurbeti…qe besa edhe kur vinte ndonje kojshi e që ishte në gurbet u gëzonte e gjithë lagjeja”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Sot , ndërroi jetë , vëllau i babës ( axha im) Eshref Tahiri!

Axhë i dashur, u prehësh ne paqe!

Shpirti yt i bardhë, ndriqoftë edhe në botën tjetër!

Zoti të shpërbleftë me Parajsë?o njeri i mirë??

Eshref Raif Tahiri, nga Ferizaj, 63 vjeq,

vdiq,  sot ,  atje  në spitalin e Bazelit-Zvicër!

Axha, si shumë gurbetqarë emigroi i ri para vitit 1990!

Atje punoi me mund e shpirt sa për ti ndihmuar familjet tona në Ferizaj!

Sa herë e kujtojë rininë time , me dalin ata familjarë se bashku me Axhën Eshref- ( AMIGA) , kështu e quanim ne fëmijët, ku me dashuri i numronim ditet e tyre që po vijnë në pushime! Ah sa me gëzime tē mdha ishin ato ditë, javë apo kohera , ku me plot dashuri i tregonim gjithë lagjes se po vijnë;. familjet tona nga gurbeti…qe besa edhe kur vinte ndonje kojshi e që ishte në gurbet u gëzonte e gjithë lagjeja?

Çdo gurbetqarë, na i ngrohte zemrat tona,  dhe njëkohesisht na dhuronin edhe siguri ( psiqike), kur e dinim se e kemi dikend në Gurbet e kujdeset për ne!

Fëmijë të axhës, bashkêshorte , dhe ju familje atje  në gurbet, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e axhës!

Secili që jeton larg atdheut , familja e tij le të ndjehet krenarë për çdo mund që ata dhuruan për ne.

Gurbeti është i rêndë, sa do që na duket i lehtë…!

Sinqerisht, Labinot Islam Tahiri!