Agron Tufa: Kryetari i Kuvendit, spiun i regjimit komunist, ky ishte pseudonimi i tij! Ruçi nuk reagon - Gazeta Express
string(98) "agron-tufa-kryetari-i-kuvendit-spiun-i-regjimit-komunist-ky-ishte-pseudonimi-i-tij-ruci-nuk-reagon"

Agron Tufa: Kryetari i Kuvendit, spiun i regjimit komunist, ky ishte pseudonimi i tij! Ruçi nuk reagon

Gazeta Express

24/09/2020 16:35

Nga Zvicra, ku ka fituar dhe azilin politik, Agron Tufa ka publikuar një dokument nga ku rezulton se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, i njohur me pseudonimin ‘Cigarja’.

“Por, për ata që nuk e dinë, duhet shtuar dhe ky fakt.
Që shoku Gramoz Ruçi ka qenë edhe spiun, informator i Sigurimit të Shtetit gjatë kohës, kur ka qenë arsimtar në Tepelenë.

Lexo Edhe:

Ai është rekrutuar me 3 nëntor të vitit 1975 dhe duhet të jetë çaktivizuar me pranimin anëtar i PPSH më 1979, derisa bëhet dhe Kryetar i Komitetit të PPSH-së të Tepelenës.

Kuptohet dhe nuk është aspak çudi, që gjithë tejngopja e institucioneve më të larta të shtetit me ish-oficerët e lartë të Sgurimit është bërë nga një i ngjashëm, koleg e ish-bashkëpunëtor i tyre”,- shkruan nga ekzili shkrimtari i njohur.

Në lidhje me këtë akuzë, ende nuk ka një reagim nga ana e kryetarit të Kuvendit.

Në linkun e mëposhtëm gjeni shkrimin akuzë.