Agron Kuka zyrtarizohet si drejtor sportiv dhe anëtar i bordit në Unionin Evropian të Xhudos - Gazeta Express
string(92) "agron-kuka-zyrtarizohet-si-drejtor-sportiv-dhe-anetar-i-bordit-ne-unionin-evropian-te-xhudos"

Sporte tjera

Gazeta Express

17/06/2022 19:49

Agron Kuka zyrtarizohet si drejtor sportiv dhe anëtar i bordit në Unionin Evropian të Xhudos

Sporte tjera

Gazeta Express

17/06/2022 19:49

Ashtu siç ishte paralajmëruar dy muaj më parë, presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka ka marrë pozita të rëndësishme në Unionin Evropian të këtij sporti.

Ai sot edhe zyrtarisht është emëruar drejtor sportiv dhe anëtar i bordit të Komitetit Ekzekutiv të Unionit Evropian të xhudos, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përveç kësaj, sot u zgjodh edhe presidenti i ri i Federatës Evropiane të Xhudos. Këtë pozitë e mori hungarezi, László Tóth.

László Tóth (HUN) u zgjodh President i Federatës Evropiane të Xhudos.

Zgjedhjet u bënë të domosdoshme pas dorëheqjes së presidentit të deri atëhershëm, Sergey Soloveychik nga Rusia më 27 shkurt, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Mandati i presidentit do të përfundojë në dhjetor të vitit 2024. /Gazeta Express/