“Agresion i pabazë”: Rusia gati të ndihmojë popullin iranian, thotë Putini në takim me ministrin iranian - Gazeta Express
string(100) "agresion-i-pabaze-rusia-gati-te-ndihmoje-popullin-iranian-thote-putini-ne-takim-me-ministrin-iranian"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 12:11

“Agresion i pabazë”: Rusia gati të ndihmojë popullin iranian, thotë Putini në takim me ministrin iranian

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 12:11

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë të hënën ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, në Moskë se Rusia është e gatshme të ndihmojë popullin iranian dhe se agresioni ndaj Iranit është i pabazë, raporton The Times of Israel, transmeton Express.

Bëhet e ditur se këto komente të Putinit janë bërë në fillim të bisedimeve, ndërsa Araqchi e ka falendëruar Rusinë për dënimin e veprimeve kundër Iranit, duke i thënë se “Rusia është në anën e duhur të historisë”.

Kujtojmë se, Putin kishte propozuar fillimisht idenë e ndërmjetësimit mes Iranit dhe Izraelit, megjithatë, të premten, ai duket se u tërhoq nga këto përpjekje, pasi presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë rolin e Kremlinit në zgjidhjen e krizës.

“Ne aspak nuk synojmë të veprojmë si ndërmjetës. Thjesht po sugjerojmë ide,” u shpreh Putin gjatë Forumit Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg. “Nëse ato ide i pëlqejnë të dyja palëve, do të jemi vetëm të lumtur,” ka thënë Putin.